E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

120 milionë euro për rindërtimin/ Qeveria ndryshon buxhetin, më shumë fonde edhe për naftën e fermerëve 

Qeveria ndryshon buxhetin 2023 dhe shkak për këtë është bërë mbledhja e më shumë parave në arkën e shtetit. Janë 7.5 miliardë lekë të arkëtuara më tepër se sa projekti fillestar i buxhetit. Ky fond së bashku dhe me të tjera të projekteve që nuk kanë patur ecuri pozitive do të rishpërndahen. Pjesa kryesore e parave do të shkojë për të vazhduar financimin e rindërtimit dhe për fermerët.

 

Reklamë

ERVIN METE

MINISTER I FINANCAVE DHE EKONOMISE

Reklamë

 

Rishpërndahen 46 miliardë lekë. Mbështetet procesi i rindërtimit me  afro 12 miliardë lekë me synim avancimin dhe përmbylljen sa më shpejt të këtij procesi. Gjithashtu alokohen 1.8 miliardë lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve. Parashikohet një shtesë për fondin e ish të përndjekurve politik dhe mbështetje në infrastrukturë, kryesisht në rrugë, ujësjellës dhe kanalizime.

 

As ky fond shtesë për rindërtimin, tha kreu i financave dhe ekonomisë Ervin Mete nuk pritet ta mbyllë përfundimisht atë.

 

ERVIN METE

MINISTER I FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

Fondi që kalon sot i jep një shtysë domethënëse për procesin e rindërtimit. Nuk e përmbyll procesin sepse edhe në buxhetin e vitit tjetër do të alokojmë një pjesë fondesh që shkojnë për rindërtimin.

 

Falë kushteve të mira atmosferike, qeveria ka kursyer nga fondi i parashikuar për korporatën elektroenergjetik për blerje energjie duke arkëtuar më shumë para në buxhet. Rritja e të ardhurave lidhet edhe me çmimet e larta që vazhdojnë  të paguajnë qytetarët për produkte të ndryshme.

 

Edhe pse inflacioni është me trend rënës, çmimet e produkteve mbeten ende të shtrenjta.

Më shumë video

Reklamë