Lufta në Elbasan mes bandave në 2005, nisi për territor. Nuk ka rëndësi nëse ajo ishte për të patur në kontroll ekonominë e këtij qyteti, apo trafikun e drogës. Ajo shkaktoi viktimat e para dhe në të tilla situata krijoi hakmarrjen brenda qytetit. Pavarësisht se në luftë jane dy familje, personat e prekur degëzohen në shume familje, çka tashmë e ka përhapur më së shumti rrezen e përgjakshme. Gjykatat në fakt kishin shumë mundësi në 2016-ën pas arrestimeve që policia bëri në këtë qytet ti jepnin fund një sage të përgjakshme, por ajo I la të lirë me vetëm disa muaj burg, disa prej eksponentëve. Një tjetër mundësi ju dha edhe në 2019-ën, por sërish kjo rezultoi pa ndonjë sukses. Ndaj lufta mbetet e hapur. Elbasani nuk mund të jetë Siçili, por për nga menyra e zhvillimit në harkun kohor të disa viteve, hakmarrja zë fill historinë e mafias. Konkurenca mbi të gjitha, prishja e pazareve kryesisht të drogës, por edhe dëshira për të kontrolluar qytetin. Identik historia e Palermos. Me vetëm një ndryshim. Në Palermo gjithcka u mbyll brenda dhjetë vjetësh. Kur nisi historia e eleminimeve familja korleoneze në fillim vrau bosin e saj, pastaj të gjithë rivalët, por që në fakt ishin pjesë e një tryeze të madhe ku vendosnin fatet për trafikun e së ardhmes. Pushteti vret. Kështu ndodhi ne Sicili, derisa një prej familjeve mori kontrollin e Palermos. Kështu më shumë gjase do të ndodhë në Elbasan duke parë se asgjë nuk po harrohet që nga 2005. Edhe familjet rivale të sotme në Elbasan, fillimisht ishin miq me njëri tjetrin, miqësi e cila u prish kur u rregjistrua vrasja e parë. Por në luftë nuk janë vetëm Çapjat dhe Çelat. Një tjetër histori droge e shkuar keq, po rregjistron viktima me rradhë. Serish trafiku kryhej jashte Shqiperisë. Ajo eshte pak më e dhunshme se e para. Po ecën shpejt. Brenda një kohe të shkurter ka rregjistruar 12 viktima. Dhe kjo në vetëm dy vjet. Pavarësisht se 2020 ishte nje kohe pandemie, asgje nuk I ndali për të kryer vrasje. Një vështrim nga trafiku I drogës, që gjeneron të ardhurat për të sjellë sigurinë, një nga hasmeritë, një nga shteti, dhe një nga konkurencat e reja, janë shumë për tu perballuar në një histori dhune dhe të përgjakshme. Në Palermo mbaroi fill kur një prej tyre doli fitues. Kur Toto Riina fitoi, mori në kontroll gjithcka. Tashmë është rradha se cili do të jetë Rina I Elbasanit. I fundit në këmbë I merr të gjitha, kjo ishte deviza e mafias.

 

Burimi: Emisioni Natën e Mire dhe Paç Fat”/ Sokol Bregu, Vizion Plus

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *