Rëndohet bilanci i viktimave dhe i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Për 24 orët e fundit, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë u raportua për 12 viktima dhe 788 të infektuar, të zbuluar pas testimit të 2.501 qytetarëve.

 

Të vdekurit ishin të moshave 43-83 vjeç. Numri total të i të prekurve ka shkuar kështu në 48.530, kurse i humbjeve të jetës në 1.003. Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.

 

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *