E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

12 mijë të prekur nga koronavirusi, rritet ndjeshëm numri i viktimave

In this photo taken on January 25, 2020, medical staff wearing protective clothing to protect against a previously unknown coronavirus arrive with a patient at the Wuhan Red Cross Hospital in Wuhan. - The number of confirmed deaths from a viral outbreak in China has risen to 54, with authorities in hard-hit Hubei province on January 26 reporting 13 more fatalities and 323 new cases. (Photo by Hector RETAMAL / AFP)

Autoritetet kinezë bënë të ditur se numri I personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar 259.

46 persona kanë gjetur vdekjen vetëm në 24 orët e fundit duke e rënduar edhe më shumë bilancin dhe duke shtuar panikun jo vetëm në këtë shtet të madh aziatik por edhe në shumë vende të tjera të botës ku tashmë janë regjistruar raste me paciente të infektuar.

Në total numri I të prekurve nga virusi I rrezikshëm mendohet të jetë mbi 12 mijë. Vetëm gjatë orëve të fundit janë shënuarf 2100 raste të reja, cka do të thotë se përhapja e koronavirusit vazhdon të jetë e shpejte dhe në shifrfa të larta. Përvec shumë shteteve europiane si Gjermania, Suedia, Franca dhe Italia së fundmi edhe

India dhe Filipinet kanë konfirmuar gjithashtu rastet e para me paciente të infektuar.Lista e madhe vijon me Australinë, Kanadanë, Finlandën, Gjermaninë, Hong Kongun, Japoninë, Nepalin, Singaporin, Korenë e Jugut, Tajlandën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnamin etj.

Virusi u shfaq fillimisht në Wuhan të provincës Hubei. Miliona njerez në këtë provincë janë në karantinë. Shumë shtete europiane dhe aziatike kanë mbyllur linjat ajrore me Kinen ndërsa SHBA I ka bërfë thirrje qytetareve të vet të shmangin udhëtimin drejt këtij vendi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë