Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj avokatit Lavdosh Shehu, i arrestuar tre javë më parë, për akuzën e ushtrimit të ndikimit ndaj funksionarëve publikë.

 

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes së një të dënuari.

 

Ai iu premtoi familjarëve se do të ndërhyjë në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë për të ekstraduar shtetasin F.H nga Italia në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *