E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

12 marsi afati i fundit për marrëveshjen Brexit

 

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se më 12 mars do të jetë vota e fundit për marrëveshjen e Brexit-it, që vendos daljen nga Bashkimi Evropian, të planifikuar të ndodhë më 29 mars.

 

Duke folur për gazetarët, May tha se bisedimet me Bashkimin Evropian janë ende duke vazhduar.

Reklamë

 

Më herët gjatë ditës, Sekretari i Ambientit, Michael Gove tha se bërë thirrje që kolegët e tij nga kabineti të mbështesin votën për shtyrjen e votës së Brexit-it.

 

May shtoi se largimi nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe me kohë është ende në plan.

 

Ajo tha se nuk do të ndërmarrë masa ndaj ministrave që kanë paralajmëruar se do të votojnë për shtyrjen e Brexit-it, nëse nuk arrihet marrëveshje. May tha se shtyrja e procesit nuk e zgjidhë problemin.

 

Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Evropian nëse ligjvënësit do të votojnë kundër planit të kryeministres Theresa May për një marrëveshje të re me BE-në./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë