Mes 46 persona që humbën jetën këtë të martë në Bullgari, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, 12 ishin fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.

 

Shtatë pasagjerë, një prej të cilëve i mitur, u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet.

 

Autobusi me turistë, me të cilin udhëtonin 2 shoferë dhe mbi 50 pasagjerë, ishte nisur drejt Turqisë.

 

Deri më tani hetuesit dyshojnë se dy janë shkaqet që kanë dërguar në këtë aksident. E para ka të bëjë për një defekt teknik të mjetit dhe e dyta me përgjumjen e shoferit. Rasti po hetohet nga Shërbimi Hetimor Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *