E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

117 të infektuar në Greqi, 10 pacientë nuk dihen se ku janë prekur

A worker wearing a protective suit sprays disinfectant inside a citizen's service office in the Athens' eastern suburb of Dafni, Monday, March 9, 2020. The sign reads "Interior Ministry. Municipality of Dafni." (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 117.

Lajmi u bë I ditur nga zëdhënësi I Ministrit grek të Shëndetësise pasditen e kësaj të enjte.

Sotiris Tsiodras konfirmoi se 107 pacienteve iu dihet origjina nga kanë ardhur dhe nga janë infektuar ndërsa për 10 persona të tjerë gjurmimi nuk ka dhënë sukses.

Një ditë më parë numri I të prekurve në Greqi ishte 98 ndërsa  këtë të enjte deri në orën 17:30 janë shtuar 19 raste të reja.

Greqia ashtu sikurse Shqiperia ka deri tani një viktime, bëhet fjalë për një 66 vjecar.

Edhe vendi fqinjë ka marrë masa të forta si mbyllja e të gjitha institucioneve kulturore, arsimore dhe sportive.

Vazhdo të lexosh