Prokuroria e Tiranës kërkon 116 vite burg për katër personat e akuzuar për vrasjen pak muaj me pare, te Enton Nikajt, ne nje lokal ne Linze. Ne konkluzionet përfundimtare, akuza kërkon 35 vjet per Emiljano Tashon, 28 vjet per Bujar Hasanin dhe ish-policin Mirsad Kuçanasi dhe 25 vite burg per Ervis Martinaj.
Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar e provuar se Martinaj, Tasho, Hasani dhe Kuçana janë përplasur fillimisht me Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherrin, në parkingun e lokalit në pronësi të ketij te fundit, ndersa me pas kane qelluar me nje plumb ne koke 33-vjeçarin Nikaj.
116 vjet burg për vrasjen në Linzë





