E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

114 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen mbi 100 pacientë të tjerë

Kosova regjistroi gjatë 24 orëve 114 raste të reja me koronavirus, nga 304 mostra të testuara.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi këtë të premten se janë shëruar edhe 117 pacientë të tjerë, duke e çuar në 1,824 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Reklamë

Numri total i të infektuarve ka arritur në total në 3.178, ndërsa janë shënuar 58 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë