Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u vu në...

Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla: Historike për...

“20 vjet mendoi vetëm për popullin”, Shehaj ironizon Ballën:...

E nxorrën jashtë me dhunë, Agron Shehaj në Kuvend:...

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë i afrohemi...

“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama: “Kali i...

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen para Kuvendit,...

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

113 vjetori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda: Nderim për 231 dëshmorët! Pa rend nuk ka liri dhe pa siguri nuk ka të ardhme

13 Janar 12:35

Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku theksoi rëndësinë historike dhe misionin e pandërprerë të këtij institucioni në garantimin e rendit, sigurisë dhe ligjit në Shqipëri.

“Sot nuk festojmë thjesht një përvjetor, por nderojmë një histori, një mision dhe një institucion që prej 113 vitesh qëndron në këmbë përballë sfidave”, u shpreh Proda, duke theksuar se 13 janari është një datë jetike për vendin, pasi pa rend nuk ka liri dhe pa siguri nuk ka të ardhme.

Drejtori i Përgjithshëm rikujtoi se Policia e Shtetit u krijua me vendim të Kryeministrit Ismail Qemali dhe se drejtuesi i parë i saj ishte Halim Bej Gostivari nga Gjakova, duke e cilësuar institucionin si simbol të rendit, ligjit dhe bashkimit kombëtar.

Fjala e Drejtorit Policisë së Shtetit, Ilir Proda:

Sot nuk festojmë thjesht një përvjetor, por nderojmë një histori, një mision, një institucion që prej 113 vitesh qëndron në këmbë përballë sfidave.

13 janari është një datë historike dhe jetike për vendin tonë, sepse pa rend nuk ka liri dhe pa siguri nuk ka të ardhme.

Kjo e vërtetë e thjeshtë ka udhëhequr për 113 vite misionin e Policisë së Shtetit shqiptar, që nga dita kur plaku i mençur Ismail Qemali, Kryeministri i kohës, vendosi për krijimin e Policisë, e cila përgjatë gjithë rrugëtimit të saj ka qenë dhe mbetet gur themeli i rendit, ligjit dhe stabilitetit shoqëror, por edhe simbol i bashkimit kombëtar. Mjafton të përmendim faktin se drejtuesi i parë i Policisë shqiptare ka qenë Halim Bej Gostivari, nga Gjakova.

Organizata jonë ka ecur krah për krah me historinë e vendit, ka përballuar sfida të mëdha, tranzicione të vështira dhe momente vendimtare, duke ruajtur gjithmonë misionin e saj, mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

Rrugëtimi i saj është një histori sakrifice, guximi dhe përkushtimi, ku çdo uniformë flet për një detyrë, çdo emblemë për një frymë dhe çdo veprim për një premtim të patundur ndaj shoqërisë.

Gjatë këtyre 113 viteve, 231 punonjës policie, 231 Dëshmorë, më të mirët prej nesh, dhanë gjithçka, duke vendosur jetën e tyre mbi çdo rrezik, për të mbrojtur qytetarët dhe ligjin.

Akti i tyre sublim krijoi bazamentin mbi të cilin ndërtohet besimi, forca morale dhe identiteti ynë institucional.

Sot e përjetë, ata janë motivi i misionit tonë, krenaria e Policisë dhe e gjithë shoqërisë. Emri i tyre është i skalitur në historinë e kombit.

Në këtë rrugëtim 113-vjeçar kanë kontribuar gjenerata të tëra dhe sot shprehim mirënjohjen tonë për veteranët e Policisë, për kontributin dhe trashëgiminë që kanë lënë ndër breza.

Ata janë thesari i përvojës, burim frymëzimi dhe shembull i profesionalizmit për brezat e rinj të Policisë, të cilët na kujtojnë se Policia është një mision i shenjtë, në themel të të cilit qëndron përkushtimi i palëkundur dhe guximi deri në vetëmohim, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve dhe për të garantuar sundimin e ligjit.

Viti që lamë pas tregoi fuqinë dhe vendosmërinë tonë, operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale, luftë të pandërprerë ndaj kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, zbardhje të ngjarjeve kriminale, ulje të kriminalitetit, përballim të suksesshëm të sezonit turistik dhe të aktiviteteve me famë ndërkombëtare, si dhe zhvillim të Akademisë së Sigurisë si një qendër moderne dhe konkurruese për të rinjtë.

Të gjitha këto janë dëshmi se Policia e Shtetit nuk stepet, nuk thyhet dhe nuk ndalon kurrë. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditë më mirë, për qytetarin dhe ligjin.

Përpos kësaj, organizata jonë nuk është perfekte, ashtu si dhe ne nuk jemi të tillë. Të gjithë ne jemi në sfidë të përditshme, sfidë me veten, sfidë me standardet, sfidë me pritshmëritë, për të mësuar nga gabimet dhe për t’u përmirësuar.

Mos harroni, të dashur kolegë, sakrificën tuaj të përditshme, ju jeni aty kur asnjë tjetër nuk është, në diell, në shi, në dëborë. Ju jeni telefonata e parë për çdo problem. Jeni modestë në misionin tuaj, por gjithmonë prezentë.

Çdo operacion, çdo mision dhe çdo angazhim është provë se ligji nuk është thjesht një normë, por një realitet i prekshëm për qytetarët.

Rezultatet e vitit të kaluar tregojnë se bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë janë baza e suksesit tonë.

Policia e Shtetit është tashmë një partner i besueshëm dhe i barabartë, e angazhuar në skuadra hetimore dhe operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe krimeve globale, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë.

Profesionalizmi dhe besueshmëria e Policisë së Shtetit, përgjatë vitit 2025, u vlerësuan me çmime dhe tituj nga partnerët ndërkombëtarë.

Ne jemi ajo që bëjmë dhe jo ajo që flitet për ne, nëpërmjet sulmeve dhe përbaltjes së padrejtë ndaj kontributit të mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që sakrifikojnë çdo ditë për të mirën e përgjithshme.

Të nderuar kolegë,

Kjo ditë nuk është vetëm festë. Është kujtesë e përgjegjësisë që mbajmë mbi supe dhe reflektim për misionin tonë.
Sjellja etike, humanizmi, angazhimi dhe sakrifica juaj është baza e besimit të qytetarëve për një shoqëri më të sigurt. Vetëm me profesionalizëm, integritet dhe bashkëpunim do ta bëjmë Policinë e Shtetit çdo ditë më të besueshme dhe më të fortë.

Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit është e juaja. Besoni në sakrificën dhe punën tonë!

Gëzuar 113-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit shqiptar!

Nderim për çdo punonjës policie që shërben me përkushtim dhe dinjitet!

Mirënjohje familjeve të dëshmorëve dhe qytetarëve, për mbështetjen dhe besimin!

Lavdi Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

Faleminderit!

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
113 vjetori i Policisë së Shtetit policia proda

Nga e njëjta kategori

Konflikt mes të rinjve në Durrës, tre adoleshentë plagosen me thikë

më shumë...

Bllokohet aksi Qafë Thore–Theth, rrëshqitjet e dherave ndërpresin qarkullimin

më shumë...

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u vu në dispozicion sipas rregullave, por do ta mbështesim

më shumë...

Tension para Kuvendit, policia mban në “ajër” protestuesin, nisin shoqërimet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:15

Konflikt mes të rinjve në Durrës, tre...

11:12

Bllokohet aksi Qafë Thore–Theth, rrëshqitjet e dherave...

10:48

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u...

10:42

Tension para Kuvendit, policia mban në “ajër”...

10:37

Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla:...

10:34

“20 vjet mendoi vetëm për popullin”, Shehaj...

10:22

E nxorrën jashtë me dhunë, Agron Shehaj...

9:49

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë...

9:35

“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama:...

9:32

Manovra të rrezikshme me Jet Ski në...

9:28

Rifillon lëvizja në Kapshticë, hapet pika kufitare...

9:20

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen...

8:44

“Kujdesuni për shëndetin”, parashikimi i yjeve për...

8:34

Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu, stuhi dhe...

8:25

Banorët e Zvezdës në Maliq protestojnë sërish:...

8:19

Protesta e doganierëve grekë pezullon për katër...

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

Më të klikuarat

  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.