Subscribe

112 projekte për zhvillimin e Tiranës janë hartuar nga ekspertet e bashkisë dhe u janë prezantuar bizneseve e investitorëve te huaj për financime. Ne konferencën e donatoreve, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi mbështetjen e biznesit për realizimin e projekteve, qe do te tjetërsojnë Tiranën, tashme me sipërfaqe shume me te madhe. Sipas Veliajt, buxheti i bashkisë 100 milion dollarë është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur ambicies se tij për zhvillimin e kryeqytetit. Duke renditur projektet e realizuara ne partneritet me privatet, Veliaj deklaroi se bashkëpunimi do te vijoje. Pas rikonstruksionit te çerdheve, do te nise ndërtimi i 30 shkollave te reja per te eliminuar mësimin me turne. Ndërsa kryeministri Rama, nuk ka kursyer vlerësimet për punën e Veliajt ne krye te Tiranës. Duke përkrahur projektet ne bashkëpunim me privatin, Rama siguroi donatoret se investimet e tyre, nuk do te shkojnë dem ashtu siç ka ndodhur vite me pare me projekte dhe strategji qe hartoheshin vetëm për te marre financimet. Shefja e Bankës Botërore Ellen Goldstein, theksoi ndryshimet e bëra ne Tirane vitet e fundit, kryesisht ne infrastrukture, por nuk kurseu kritikat dhe rekomandimet për sfidat qe e presin kryetarin Veliaj.

“Pas reformës administrative keni sfida te mëdha te zhvillimit te qyteteve. Ne Tirane duhet te trajtoni ndotjen, e cila eshte tre here me e larte se vendet e Bashkimit Evropian, sfide janë ndërtimet pa leje, furnizimi pa ndërprerje i ujit dhe kanalizimet e ujërave te zeza”.

Projektet e hartuara nga specialistet e bashkise, janë ndare ne disa fusha: transport, ekonomi, infrastrukture dhe plane per zhvillimin e zonave rurale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *