Kronikë
111 kg kanabis në formë çokollate, momenti i arrestimit të 3 personave

Policia e Tiranës ka sekuestruar 111 kg kanabis sativa gjatë operacionit të koduar “Çokollata”.
Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit në makinën tip “Benz”.
Droga ishte vendosur në bagazh e ndarë në katër thasë.
Forcat e rendit arrestuan drejtuesin e mjetit ku u gjet kanabisi, shtetasin me iniciale E.K, si dhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, shtetasit me iniciale M.I dhe I.G.
Reklamë
Të arrestuarit e tregtonin kanabisin në formën e çokollatës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




