Subscribe

Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar sot mbledhjen e parë të përbashkët mes tyre në Kuvend, me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.

 

Mbledhja e përbashkët mes dy vendeve nisi nën tingujt e himnit kombëtar.

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka falënderuar përfaqësuesit e lartë të shtetit të Kosovës për praninë e tyre në këtë mbledhje të përbashkët të dy kuvendeve.

 

Falënderimin e tij për mikpritjen e ka shprehur edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka përshëndetur shqiptarët kudo ku ata ndodhen jashtë vendit.

 

28 nëntori mban në gjirin e tij ëndrrat tona kolektive, përpjekjet tona për liri, krenarinë më të lartë, kujtimet tona më të çmuara”, është shprehur Konjufca.

 

Konjufca ka rikujtuar ditëlindjen e heroit kombëtar të Kosovës, Adem Jasharin.

 

28 nëntori është i Kosovës po aq sa është i Shqipërisë. Në këtë ditë lindi Adem Jashari, heroi i kombit të Kosovës”.

 

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë nuk u harruan pa u përmendur në Kuvend nga kryetari i kuvendit të Kosovës. Konjufca e ka cilësuar Serbinë si një vend qëllimi i vetëm i të cilit është të dëmtojë Kosovën duke e cilësuar si ‘përçarëse’ të shtetit të Kosovës.

 

Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë, sa më afër të jetë Shqipëria me Kosovën aq më të mbrojtur do të jemi“, u shpreh Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *