110 vjetori i Gjykatës së Lartë/ Yuri Kim: Reforma në drejtësi ka kundërshtarë që duan të dështojë, shenjë se po funksionon
Pandëshkueshmëria nuk duhet të jetë më pjesë kulturës juridike shqiptare. Kjo ka qenë deklarata e Ambasadores Amerikane në Tiranë, Yuri Kim në 110 vjetorin e themelimit të Gjykatës së Lartë.
YURI KIM
AMBASADORJA AMERIKANE NË TIRANËReklamë
Shqiptarët më kanë thënë shumë qartë se duan drejtësi, se duan mundësi dhe se duan një mundësi të barabartë një arsye për të qëndruar në këtë vend. Reforma në Drejtësi vazhdon të prodhojë rezultate reale. Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë pasi po shohin që ajo funksionon. Duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri.
I takon politikanëve që ta vënë në zbatim legjislacionin për ndarjen e pushteteve nga njëri tjetri tha diplomatja amerikane, një parakusht ky për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.
YURI KIM
AMBASADORJA AMERIKANE NË TIRANË
Ndarja e gjyqësorit prej ndikimit politik por kjo është e pamundur nëse mbizotërojnë modelet e vjetra, besimet e vjetra, sepse kështu është jeta, kjo gjë nuk duhet të vazhdojë. Tani është koha që zyrtarët publikë të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar legjislacionin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë ndërsa ky vend ecën përpara drejt integrimit euroatlantik.
Mesazh të njëjtë dha edhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, e cila terhoqi vëmendjen per stokun e madh të dosjeve në të gjitha nivelet e gjyaktave.
CHRISTIANE HOHMANN
AMBASADORJA E BE-SË NË TIRANË
Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Një drejtësi me cilësi më të mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Bërja publike e këtyre do të sjellë një praktikë më të mirë gjyqësore. Gjykata e Lartë luan një rol qëndror. Nuk ka asnjë vendim më të mirë gjyqësor nëse nuk do të ketë në një trajtim më të mirë. Numri i ulët i aplikantëve të rinj në shkollën e magjistraturës tregon se duhet bërë më shumë.
Presidenti Begaj kërkoi vënien në zbatim të hartës së re gjyqësore, e cila deri tani është implementuar deri nw fazwn e dytw tw saj..
BAJRAM BEGAJ
PRESIDENT I SHQIPËRISË
Si president e si qytetar kërkoj të garantohet aksesi në drejtësi. Të punohet mbi implementimin e hartës së re gjyqësore. Pavarësia e sistemit, të japë frytet e veta në administrimin e sistemit. Cilësia në drejtësi është dhe duhet të jetë kriter matës i punës së gjithë aktorëve në drejtësi.
Një vit pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 1913, etërit e shtetit shqiptar ideuan atë që u njoh fillimisht si Gjykatë e Diktimit duke hedhur bazat e para të shtetit ligjor. Kjo gjykatë i rezistoi edhe periudhës së errët të komunizmit.




