110 kg marijuana të fshehura në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

Një 47 vjecar shqiptar është arrestuar në Terme të Italisë me akuzën e trafikut të lëndeve narkotike.
Policia italiane e provincës së Messinas kishte vënë re lëvizje të dyshimta të shiqptarit me iniciale I.J gjatë ditëve të fundit dhe për këtë arsye ai u vu nën survejim.
Mbrëmjen e së martës kur po futej në shtëpi, shtetasi shqiptar ka kontrolluar pjesën e jashtme të banesës nga frika se mos dikush po e ndiqte.
Kjo I ka dhënë edhe më shumë arsye policëve që të kontrollin banesën.
Brenda në shtëpi janë gjetur 82 pako me marijuanë të future në qese me vakum me një peshë totale prej 110 kg.
47 vjecari me iniciale I.J, u arrestua në flagrancë me akuzen e posedimit dhe shitjes së lëndeve narkotike ndërsa po punohet për të kuptuar nëse ishte apo jo pjesë e ndonje rrjeti kriminal.




