Shtohen masat e policisë rrugore në të gjithë qarkun e Korçës.

 

Rrugorët e qytetit të Korçës kanë ndërmarrë këtë të martë një aksion në të gjitha akset rrugore të qarkut duke vendosur 110 gjoba për drejtuesit e mjeteve.

 

Drejtuesit e gjobitur janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit.

 

Kryesisht uniformat blu janë fokusuar tek kontrolli i përdorimit të celularit nga ana e drejtuesve të mjeteve por edhe tek përdorimi i rripit të sigurimit, për të cilat mësohet se janë vendosur edhe pjesa më e madhe e masave administrative.

 

Burimet policore bëjnë të ditur se në qytetin e Korçës janë tri patrulla të lëvizshme, ndërkohë që edhe dy të tjera janë të vendosura në aksin rrugor Kapshticë – Qafë Thanë.

 

Që nga fillimi i këtij muaji e deri më sot, policia rrugore ka vendosur rreth 1820 gjoba në total me një bilanc prej 95 gjobash në ditë.

 

Policia e Qarkullimit Rrugor në Korçë iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit, sinjalistikën horizontale e vertikale me qëllim parandalimin e aksidenteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *