E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

11-vjeçarja nga Puka në gjendje të rëndë shëndetësore

Pas vdekjes se një vajze 13 vjeçare nga fshati Berishë i Pukës, edhe motra e saj ndodhet ne gjendje te rende. 11 vjecarja e sjelle një dite me pare me helikopter, bashke me dy vëllezërit 16 dhe 17 vjeç, ndodhet ne reanimacionin e pediatrisë. Mjeket tregojnë se vajza ka pneumoni te rende dhe ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

 

Ndërkohe dy vëllezërit me te rriturit 16 dhe 17 vjeç, te shtruar ne spitalin infektiv janë te qete dhe pa probleme. Mjeket përjashtojnë prekjen nga fruthi te 3 fëmijëve te shtruar ne QSUT. Megjithatë, rezultatet e analizave  qe po kryhen nga Instituti i Shëndetit Publik do ta përcaktojë plotësisht ketë dyshim.

 

Ndërkohe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes se 13 vjeçares. Dyshimet e para janë per një ftohje te rende e kombinuar me azme. Megjithatë vetëm pas rezultateve te analizave do te mësohen shkaqet e vërdata qe i morën jetën 13 vjeçares nga Puka. Familja e tyre jeton ne Berishe te Pukës e izoluar nga dëbora dhe ne gjendje te vështirë ekonomike.

Më shumë video

Reklamë