Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin dhe njëherësh zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali deklaroi në interpelancën e kërkuar nga deputetët e opozitës se kampi sirian ku ndodhet fëmija shqiptar, Alvin Berisha është I sigurt.

 

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Spiroplai duke renditur të gjitha përpjekjet e shtetit shqiptar në luftën kundër terrorizmit theksoi se institucionet shqiptare po bëjnë  çështë e mundur për identifikimin e shqiptarëve në kampet siriane me qëllim riatdhesimin e tyre.

 

“Shqipëria po bën çështë e mundur për të kthyer gratë dhe fëmijët që janë në kamp. Organizatat që menaxhojnë këto kampe nuk duan që këto njerëz të largohen. Ju garantojmë ju, deputetëve, që kanë kërkuar interpelancë se institucionet e përfshira po bëjnë detyrën me profesionalizëm, pa zhurmë dhe pa bujë për ta zgjidhur këto probleme. Për  rastin e Alvin Berishës nuk do të hyjë në detaje.  Rasti është njoftuar nga  Kryqi i Kuq . Kontaktet me Alvin janë mbajtur me organizatat humanitare, deri tani situata është e sigurt”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *