Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të mërkurë për 11 humbje jete. Pacienti më i ri që ka humbur jetën në 24 orët e fundit është një 43-vjeçar nga Gjirokastra.

 

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana”, thuhet në njoftim.

 

Nga ana tjetër, janë konfirmuar edhe 507 raste të reja, mes 2.384 testimeve të kryera. Numri i të shëruarve është 140, ndërsa i të shtruarve në spitale 363. Nga këta, 18 janë në terapi intensive dhe pesë në intubim. Qysh nga nisja e pandemisë, në Shqipëri janë shënuar 590 viktima, 25.801 të prekur dhe 12.493 të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *