E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

11 të plagosur nga zjarri në autobus

Pas mbërritjes së të plagosurve në qendrën Spitalore Universitare “Nënën Tereza” në kryeqytet, konkretisht në repartin e Djegie-Plastikës, kanë qenë kryeministri Rama, ministri Beqaj, deputeti i LSI-së Petrit Vasili e deputetja demokrate Albana Vokshi. Beqaj theksoi se, gjendja e pacienteve është e rëndë, për shkak të moshës së thyer, por shtoi se bluzat e bardha janë krye të detyres, pavarësisht situatës së rëndë që u gjendën. Ndërkohë, drejtoresha e QSUT-së, Olgerta Manasterli, pohoi se, stafi i spitalit gjendet në një gjendje gatishmërie, pasi 8 paciente janë djegur pothuajse në 50% të sipërfaqes së trupit. Të pranishëm në repartin e djegies në Tiranë ishin edhe depute të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët vunë theksin tek forcimi i kontrollit teknik të automjeteve, por edhe dërgimi jashtë vendit, nëse do të jetë e nevojshme për pacientet e djegura në autobus. Gjithashtu, pacientet e djegura i ka vizituar edhe Hirësia e tij Anastas Janollatos, pasi personat e djegur i përkisnin besimit Ortodoks dhe ishin nisur për një pelegrinazh 2-ditor nga qyteti i Vlorës, për të shkuar në Malin e Zi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë