E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

11 të dënuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin/ Kim: Goditje e madhe kundër korrupsionit

Ambasadorja Yuri Kim reagoi pas vendimit të gjykatës për të dënuar 11 persona për tjetërsimin e pronave në Shëngjin të Lezhës. Kim e cilësoi këtë si goditje të madhe kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Ajo inkurajoi SPAK të vijojë në këtë drejtim, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pasurisë publike me vlerë 60 milion euro. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një tjetër shembull i bashkëpunimit të fortë midis zbatuesve të ligjit SHBA dhe Shqipëri. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. Është e rëndësishme t’i jepet fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, u shpreh Yuri Kim në “Tëitter”.

 

Ky dënim ishte në kuadër të hetimeve për dosjen 339, ku mes të dënuarve me burg është edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

Vazhdo të lexosh