11 raste te reja me Covid-19 në Korçë.

Ndonëse për ta zyrtarizuar këtë lajm duhet pritur buletini ditor nga Ministria e Shëndetësisë të martën në mesditë, burime për Vizion Plus thanë  se behet fjale per 11 persona të tjerë  pjestare te familjares se 32 vjeçarit dhe çiftit te moshuar si dhe persona te tjere me lidhje pune me te riun, që doli pozitiv pak ditë më parë.

Nga ana e autoriteteve lokale te shendetesise po ndiqet e gjithe protokolli i percaktuar ne raste te tyre duke gjurmuar te gjithe personat e kontaktit të këtyre tre personave.

Për momentin numri total i të prekurve në Shqipëri është 104 ndërsa janë shënuar edhe katër viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *