Subscribe

Fluks i lartë lëvizje në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe atë të Kapshticës. Vetëm një ditë më parë në këto dy pika kalimi kufitar kanë hyrë dhe kanë dalë 11 924 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Fluksin më të madh të lëvizjeve e ka regjistruar pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës me 6366 persona në hyrje dhe dalje, ashtu siç ka edhe numrin më të madh të hyrjeve të shtetasve të huaj me 2398 të tillë.

 

Ndërkohë në të dy pikat kufitare si atë të Kapshticës ashtu edhe në atë të Qafë Thanës ditën e djeshme kanë hyrë e kanë dalë 4325 shtetas të huaj. Fluks i lartë ka qenë edhe paraditen e së shtunës në këtë pikë të kalimit kufitar me më shumë se 2600 shtetas shqiptarë dhe të huaj të cilët tregojnë se zgjedhin bregdetin shqiptar kryesisht për të kaluar fundjavën.

Për të përballuar fluksin në rritje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por edhe në atë të Qafë Thanës nga ana e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit është shtuar numri i sporteleve.

 

Vetëm në Qafë Thanë në hyrje dhe dalje punohet me 6 sportele, ndërsa në Kapshticë me 7 të tilla.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se me kapacitet maksimal sportelesh punohet edhe nga pala e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që punohet me sportele të reduktuara nga pala greke.

 

Burimet zyrtare bëjnë me dije se mesatarisht çdo ditë të javës nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës hyjnë dhe dalin 6200 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa gjatë sezonit turistik kjo shifër shkon deri në 8000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, lëvizje kjo që është shumë më e madhe se ajo që regjistrohen në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *