E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

108 vjetori i krijimit të FA/ Xhaçka: Sot është një forcë moderne

Sot shënohet 108-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan se pavarësisht dramave dhe sukseseve , sot FA është një forcë moderne ushtarake, më profesionale dhe më afër formimit të tyre, njësoj si forcat e NATO-s.

 

Reklamë

“Në 108 vjet Forcat e Armatosura kanë pasur një histori plot drama e suksese, dhimbje e gëzim, ulje e ngritje. Një histori që ndërthuret e bëhet njësh me historinë e Shqipërisë e shqiptarëve. Sot unë ndihem krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptarët si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatët tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë”, shkruan Ministrja Xhaçka, në një status në rrjetet sociale.”

 

Më tej, ajo shpreh mirënjohjen për cilindo që ka kontribuar për FA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë