E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

108 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Dy raste të reja me koronavirus janë shënuar këtë të martë në Kosovë. Bëhet fjalë për një qytetar nga Gjakova, i cili ishte në kontakt me familjarët e tij të prekur më herët, ndërsa tjetri është nga Prizreni, i infektuar nga vendet me COVID-19.

 

Në total, numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 108. Deri më tani është regjistruar vetëm një rast vdekjeje.

 

Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se në Infektiv ndodhen të shtruar 40 pacientë, prej të cilëve 34 janë në gjendje të qëndrueshme dhe 6 të tjerë që “kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë