Bota
107 të vdekur nga koronavirusi në Itali/ Më shumë se 2.700 të infektuar

Ka shkuar në 107 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli. Sipas tij, janë 2.706 të infektuar nga virusi vdekjeprurës, nga të cilët 297 persona janë të gjendje më të rëndë.
Reklamë
Qeveria italiane konfirmoi mesditën e kësaj të mërkure vendimin për të mbyllur shkollat e të gjitha niveleve në mbarë vendin. Ky vendim është i vlefshëm edhe për të gjithë Universitetet.
Mbyllja do të jetë në fuqi tani për tani deri në mesin e muajit mars.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




