E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 14 minuta më parë
Vendi

106 vjetori i themelimit të Ushtrisë Shqiptare, Meta vlerësime për ushtarakët

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë konisderatat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë.

 

Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, presidenti Meta në një postim në “Facebook”, shprehu vlerësime të veçanta edhe për 210 ushtarakët të cilët, nën flamurin e NATO-s, kountribuojnë për lirinë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.

 

Reklamë

“Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare. Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse! Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.  Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë