Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar 101-vjetorin e vendosjes së mardhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se gjatë këtyre 101 viteve SHBA kanë qënë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve.

 

Ndër të tjera ish-kryeministri thekson se Partia Demokratike mbetet e vendosur të çoj këto marrëdhënie edhe më lart.

 

Të dashur miq, më 22 korrik të vitit 1922 u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. Këto marrëdhënie u vendosën pasi presidenti Ëillson hodhi poshtë planet e fuqive të tjera të mëdha për asgjesimin e Shqipërisë nga harta e Europës. Gjatë këtyre 101 viteve SHBA janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë.

 

Marrëdhëniet midis dy vendeve u ndërprenë gjatë viteve të diktatures komuniste për t’u rivendosur pas vendosjes së pluralizmit politik në vitin 1991. Në këto tre dekada marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona njohën zhvillimet më intensive. Ato kulmuan me vizitën e presidentit George Ë. Bush në qershor të vitit 2007 në Shqipëri. Në këto dekada, SHBA udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës, mbështetën anëtarësimin e Shqiperisë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Partia Demokratike si lokomotivë kryesore e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane pas rivendosjes së tyre në marsin e vitit 1992, mbetet e vendosur të çoj këto marrëdhënie edhe më lartë gjatë shekullit të 21-të.”-shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *