Në 100 vjetorin e ndarjes nga jeta, Heroit të Popullit, Selam Musai i është ngritur një bust në kryeqytet, pranë rrethrrotullimit te Komuna e Parisit.

Mes pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore ishin kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Në inagurimin e bustit, Veliaj falenderoi veçanërisht Ruçin, duke thënë se ishte shkak që të bënte realitet këtë projekt.

Selam Musai lindi më 1860 në fshatin Salari të Tepelenës. Ai ishte udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj në moshën 63-vjeçare, ndërsa udhëhoqi fshatarët e labërisë kundër forcave italiane. Ai u bë simbol i patriotizmit, vendosmërisë dhe heroizmit popullor të Labërisë e mbarë Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *