Subscribe

100-vjetori i themelimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar çeli siparin e aktiviteteve, me një ekspozitë të organizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror.

 

Dokumente historike mbi vendimet e marra, fotografi të anëtarëve pjesëmarrës dhe shënime të rëndësishme të këtij rrugëtimi, tashmë prej një shekulli u ekspozuan për publikun në hyrje të xhamisë së Ethem Beut, në Tiranë.

 

ARDIT BIDO

 

DREJTOR I DPA

 

“Mëvetësimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ashtu sikurse mëvetësimi i komuniteteve të tjera fetare në vend, u bë në momente kyçe të shtetndërtimit tonë, duke krijuar një shoqëri me tolerancë fetare me baza atdhetare. Nëse nuk do të ishte kryer ky proces në vitet ‘21-‘24, sot do të kishim përçarje që do të na pamundësonin të punonim bashkë, ashtu sikurse punojmë, pa asnjë dallim mes besimeve fetare. Prandaj, ne jemi të kudondodhur në raste të tilla, duke pasqyruar këtë proces të rëndësishëm përmes dokumenteve origjinale dhe fotografive që na japin një pasqyrë të ngjarjeve të kohës.”

 

Të varur deri atë kohë nga Shejhuli i Stambollit, lindi nevoja që në vend të krijohej një komitet i pavarur, duke lidhur kështu themelet dhe me shtetin e pavarur shqiptar.

 

DORIAN DEMETJA

 

DREJTORI I KULTURES NE KMSH

 

“Ismail Qemali sapo u shpall Shqipëria e pavarur, i dha një detyrë kryetarit të parë të KMSH që të ngrinte një komitet mysliman ne vendin tonë. Pra defakto ne mund ta quajmë që komuniteti mysliman në Shqipëri është krijuar që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912.”

 

Kongresi i parë Mysliman përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme për jetën fetare e shoqërore të vendit tonë, i cili hyri në histori për vendimet e rëndësishme teologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *