Subscribe

100 këmbana prej qeramike priten të vendosen këto ditë në Pazarin e Korçës. Këmbanat jane punuar nga skulptori i njohur Vasillaq Kolevica. Një gjë e tillë është bërë me dije nga vetë autori, i cili 30 prej këtyre punimeve në instalacion i ka paraqitur mbrëmë për artdashësit korçarë në një ekspozitë të çelur në Muzeun Kombëtar të Arsimit.

 

Kolevica është shprehur se 100 këmbanat prej qeramike janë krijuar prej tij edhe në nderim të artit bizantin. Art të cilin e hasën në Voskopojë, kryesisht por edhe në kisha të tjera të qarkut të Korçës që i përkasin fillimshekullit XVII.

 

Panairi i pranverës edhe për kryetarin e bashkisë është krejt i veçantë, pasi ka tërhequr vëmendjen e turistëve të shumtë vendas e të huaj.

 

Aktivitetet e këtij panairi janë të përqëndruar në zonën e pedonales të qytetit, tek pazari i vjetër dhe tek teatri i Korçës.

 

100 këmbanat e Kolevicës edhe për nga tingulli ngjajnë me këmbanat e Voskopojës dhe kishat e tjera të juglindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *