Subscribe

Viti i fundit i mandatit te Erion Veliajt do te fokusohet tek projektet zhvilluese te periferive te Tiranës.  Kreu i bashkisë deklaroi se synimi i tij është urbanizimi i zonave informale per te qene vërtete pjese e kryeqytetit.

 

“Në këtë mandat kemi ndjekur një filozofi: viti i parë ka qenë viti i emergjencave; viti i dytë ishte viti i qendrës, me rregullimin e pikave kryesore si bulevardi apo sheshi; viti i tretë ishte viti i fshatrave, duke bëmë një lidhje të të gjitha fshatrave e komunave që u bashkuan me Tiranën. Vitin i katërt është viti i periferive, do të thotë se do të investojmë në zona si Sauku, Selita, Fresku, Kashari dhe Unaza e Re”

 

Ne Tirane janë hapur 100 kantiere ndërtimi, kryesisht ne rruge, blloqe banimi, investime ne ujësjellës dhe infrastrukturën arsimore. Kreu i bashkisë deklaroi se ne fillim te vjeshtës punimet do te përfundojnë.

 

“Jam i lumtur që edhe në këtë vit të fundit kemi një paketë prej 100 investimesh. Një pjesë e madhe e tyre janë duke u mbyllur përpara se të vijë shtatori, por me Tiranën që është sot, 1200 km2, ka gjithmonë edhe më shumë punë për të bërë, ndaj besoj se më e mira është përpara”

 

Velija përuroi  rrugën e re “Danish Jukniu” ne zonën e Saukut, nje premtim i dhëne gjate fushatës elektorale tre vjet me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *