Subscribe

Në vitin 2018 qeveria shqiptare shpalli “100 fshatrat turistik” në të cilët do të investohej për t’i kthyer në shërbim të turizmit.

 

Një ndër këta fshatra ishte edhe Guri i Bardhë në Bashkinë e Klosit. Mejithëse kanë kaluar katër vite, banorët nuk kanë parë asnjë investim në fshatin e tyre, madje ai rrezikohet nëse do t’i merren edhe burimet ujore nga Bashkia e Tiranës.

 

Jo rastësisht ky fshat është zgjedhur për turizmin pasi ai i ka të gjiha mundësitë, pasi ai është vendlindja e prozatorit të parë të letrave shqipe Pjetër Budit, aty është kalaja e Petralbës e njohur si Kalaja e Skënderbeut, urat e gurta, ajo më e famshmja ura e vashës, e plot mundësi të tjera si atraksione turistike. Armandi vjen nga Tirana dhe është një ndër vizitorët më të rregullt të Gurit të Bardhë.

Por banorët aty thonë se nuk po ndjejnë dorën e shtetit.

Avni Hysa është një nga emigrantët e rikthyer për të investuar në fshatin e tij të lindjes, ku ka ndërtuar një bujtinë. Avniu tregon se problemi më i madh mbetet infrastruktura rrugore. 4 kilometra rrugë nga ajo e Arbrit deri në fshat janë vështirësisht të kalueshme.

Bashkia e Tiranës ka hartuar projektin madje ka siguruar edhe një buxhet prej 80 milion eurosh për të marrë burimin e këtij fshati për ujë të pijshëm për banorët e Tiranës.

Për banorët e fshatin dhe sipërmarrjen, marrja e këtij uji, do të thotë shkatërrim i gjithçkaje. Ata shprehen se burimi jo vetëm i shërben fshatit të tij e disa fshatrave të tjerë për ujë të pijshëm, atë e kanë edhe për vaditje, por edhe në guidën e tyre të turizmit.

Nga ana tjetër banorët e Gurit të Bardhë kërkojnë investime nga qeveria dhe Bashkia e Klosit, të paktën në infrastrukturën rrugore, pasi gjendja e rrugëve nuk i shërben aspak turizmit.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit i ka dhënë një impakt pozitiv zonës, por problem mbetet mungesa e investimeve në fshatrat e Njësisë Xibër të Bashkisë së Klosit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *