Lideri i opozitës,  Sali Berisha, gjatë fjalës së tij të mbajtur në tubimin qytetar, ka uruar shqiptarët për festën e shenjtë të Bajramit. Berisha theksoi se, kjo ditë që përkon me 100 ditë qendresë, na rikujton se Zoti është me ne.

Kryedemokrati, Sali Berisha, duke mbajtur fjalën në ditën e 100 të tubimit qytetar tha se secili nga ne duhet të kuptojë rëndësinë e betejën që po luftojmë.

Berisha: Zoti i madhërueshëm është një, është unik në çdo gjë dhe në mënyrën se si ai vepron. Kështu ndodhi që në këtë ditë të shenjtë, të përkonte edhe një ngjarje e rëndësishme për ne, demokratët. Sot mbushen 100 ditë nga qëndresa jonë epike në Rrugën e Shpresës. Një falënderim të përzemërt, mirënjohje të pakufijshme shkon për të gjithë ju, luftëtarë të pamposhtur, që për 100 ditë qendruat të palëkundur. 100 ditë në të ftohtë, në shi, breshër, stuhi, ju qëndruat, nuk kapitulluat.

Misionarë të vërtetë, fitimtarë! Kjo ditë që përkon me festën e shenjtë të Bajramit, na rikujton se Zoti është me ne, se Zoti është gjithmonë krah së mirës. Por njëkohësisht kjo na rikujton për përgjegjësinë tonë të madhe, që të përmbushin këtë mision hyjnor për të shpëtuar Shqipërinë nga e keqja, për të shpëtuar Shqipërinë nga armiqtë e saj, që kërkojnë të shuajnë kombin tonë me vjedhje, me krime dhe me shpopullim.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, arrestimi i tij ishte bërë me qëllim që të ndëshkohej anti-korrupsioni i tij.

Lideri i opozitës, shtoi se këto 100 ditë shprese nuk janë fundi i qendresës, por janë vetëm një kapitull i radhës me të tjerë, që do të vijojnë gjer në fitore të padiskutueshme të PD.

Berisha tha se, demokratët do fitojnë sepse janë të gjithë bashkë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *