E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

10-vjetori i qendrës “Galeria”

Një fundjave ndryshe ne qendrën tregtare Galeria ETC. Muzike, lojëra për fëmijë, dhurata, aktivitete festive dhe ulje çmimesh! Galeria ETC, ne qendër te Tiranës, feston 10-vjetorin e krijimit te saj. Paraditja e se shtunës i është dedikuar tërësisht fëmijëve. Festa ka filluar me hapjen e dhuratave për ta, per te vijuar me muzike, lojëra dhe argëtim me personazhet e tyre te preferuar. Eventi ka kulmuar ne orët e pasdites me mbrëmjen festive, ku nuk mungonin dhuratat nga botimet Living apo Tring, muzika e emocioni per shorteun e blerësve besnikë të Europian Trade Center. Te ftuar, vizitore e klientë ishin pjese e festimeve dhe dhuratave nga markat me te njohura qe ndodhen ne ETC. Surprizat per klientët do te vijojnë ne ditët te ardhshme, pasi ne 10-vjetorin e Galeria ETC, marka te njohura dhe koleksione te reja pritet t’i shtohen qendrës.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë