Subscribe

Sot, me një maj, “Bypass Show” mbush dhjetë vjeç. Si një nga emisionet e para satirike, ky format u krijua jo si një nevojë e tregut për një emision informativ më shumë, por si një etje e publikut për informacione ndryshe. Në studion e këtij emisioni janë sjellë me dhjetëra figura politike dhe personalitete të fushave të ndryshme; janë trajtuar një pafundësi temash të nxehta dhe shqetësuese për publikun; si dhe janë bërë më qindra inskenime, skeçe dhe material filmike, që kanë pasur si synim pasqyrimin e realitetit. Për sa i përket suksesit, Bypass-i është nderuar me disa çmime, ndër të cilat po përmendim: çmimin e revistës italiane “Di Piu TV”, e cila monitoron të gjitha emisionet televizive në rajon. Nëpërmjet një përmbledhje ajo e shpreh kontestin e Bypass-it vetëm në një fjali: Kështu bëhet satirë në Shqipëri. Vetë Bajko, e ka përcjellë këtë produksion si një shfaqje të groteskut anglez, që përtej të gjithave ju fton ta merrni seriozisht. Sepse siç thonë edhe britanikët “Satira ashtu sikurse grotesku i lehtë janë bërë për të dyshuar”. Moderatori i këtij emisioni, Agim Bajko, mori çmimin personazhi i vitit nga Vlerësimi Vjetor Radioteleviziv për sezonin 2008-2009. “Bypass Show”, në dhjetë vjet transmetim ka qenë jo vetëm subjekt, por edhe objekt i prodhimit të tij;  jo vetëm kuzhinë, por edhe pjatë, duke iu sevirur plotësisht publikut si një prodhim sarkastik 100 për qind origjinal.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *