Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, pasi një 10-vjeçar është goditur në trup nga një kalë.

 

I mituri është dërguar me urgjencë në spital. aktualisht është duke u transportuar drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Njoftimi:

Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *