Vendi
10 viktima dhe mbi 600 të infektuar sot nga COVID

10 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID gjatë 14 orëve të fundit. Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Tirana dhe Durrësi, të moshës 51-94 vjeç.
Nga 3218 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 616 qytetarë.
Ndërkohë, aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




