Në Itali vijon moti i keq me stuhi, përmbytje dhe erëra të forta që arrijnë mbi 190 km në orë.  Deri më dani 9  persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i pemëve apo nga goditja e sendeve të forta ndërsa 1 person rezulton i humbur.

5800 zjarrfikës janë të angazhuar për t’u përballur me emergjencën. Ata po bëjnë ndërhyrje në zonat e përmbytura, në vendet ku ka patur rrëshqitje dheu, e po ashtu po heqin edhe pemët e rëna, sidomos në Liguria, Toscana, Lazio e Veneto.

Ndërkohë mbi 20 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Aeroporti i Genoas u mbyll për shkak të stuhisë: të gjitha fluturimet janë anuluar deri në një moment të dytë. Në 5 rajone janë mbyllur edhe shkollat.

 

Moti i keq ka shkaktuar po ashtu vonesa në linjat hekurudhore e në lëvizjen e trageteve në porte.

Në Venecia uji ka arritur nivelin rekord 160 cm e mbi 70 % e rrugëve të qytetit vazhdojnë të jenë të përmbytura. Ndërkohë, Drejtoria  e Mbrojtjes Civile informon se alrami i motit të keq do të vazhdojë dhe për 24 orët e ardhshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *