Dhjetë persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën në Turqinë jugore kur një autobus ndërqytetës u përplas me tre automjete të tjera në një autostradë kryesore, tha ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya.

Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakiri në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në “X”.

Qeveria theksoi se ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *