Ka shkuar në dhjetë numri i personave të arrestuar në Elbasan, si anëtarë të një grupi kriminal  në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

 

Ndalimi i tyre është bërë në sajë të operacionit të koduar “Tranzit”, ku mes të arrestuarve është kreu i grupit një shtetas turk.

 

Në kuadër të këtij operacioni përveç 8 të arrestuarve të djeshëm në Elbasan këtë të premte janë vënë në pranga dy shtetas të tjerë me iniciale M.K., 32 vjeç, dhe  M.K., 56 vjeç.

 

Ndërkohë të arrestuarit e të enjetes mes tyre edhe kreu i grupit janë; U.Ç. 39-vjeç nga Stambolli, koka e grupit, G.B. 33 vjeç, R.SH. 39 vjeç, D.Q. 34 vjeç, E.M. 23 vjeç, F.S. 21 vjeç banues në Tiranë, R.H. 38 vjeç nga Devolli dhe  A.Z. 32 vjeç nga Tepelena.

 

Informacionet bëjnë me dije se këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.

 

Ndërkohë uniformat blu vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij grupi kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *