Subscribe

Pas punonjësve te policisë, qeveria u rrit pagat edhe arsimtareve. 39 mije mësues ne te gjithë vendin, do te përfitojnë nje rritje prej 10 % ose mesatarisht 5 mije leke te rinj shtese çdo muaj. Lajmin e beri publik kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi me mësues te arsimit 9-vjeçar dhe te mesëm. Sipas kreut te qeverise, rritja e pagave per arsimtaret është shpërblim i punës se tyre. Kryeministri vlerësoi reformat e ndërmarra ne arsim, duke i cilësuar nje kthese historike, ndërsa vlerësoi mbështetjen qe kane dhënë mësuesit për zbatimin e tyre. 100 milion dollarë është fondi qe qeveria ka vene ne dispozicion për rritjen e pagave te mësuesve. Kryeministri Edi Rama deklaroi synimin e qeverise qe mësuesit, policet, infermieret dhe mjeket, te kenë pagat me te larta ne rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *