Inspektorati shtetëror shëndetësor ka bllokuar këtë të martë totalisht punën në biznesin fason që protestoi një ditë më parë në Vlorë.

Shkak eshte bëre konfirmimi i pesë punonjësve të tjerë me koronavirus në këte biznes

Edhe pse një ditë më parë, rreth 60 punonjës protestuan para prefekturës duke kërkuar hapjen e repartit ku ata punonin, nga testimet e fundit ka rezultuar që fasoneria e këpucëve është kthyer në një vatër te e përhapjes së virusit.

Deri më tani në këtë biznes janë konfirmuar pozitv me Covid dhjetë punonjës, ndërkohë që vijon gjurmimi epidemiologjik me qëllim identifikimin e personave të tjerë të prekur me koronavirus.

Por pavarësisht këtij fakti, punonjësit nuk i kane  evituar grumbullimet para fasonerisë ndersa kane kërkuar rikthimin në punë pasi nuk mund të përballojnë dot jetesën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *