Pergjimi 1

 

Shefi i policisë së Dibrës Robert Ago bisedon në tëlefon me damian Gjiknurin ku përgëzohen për rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale.

 

Robert Ago flet fillimisht me biznesmenin Bekim Krashi por ky I fundit I kalon në telefon Damian Gjiknurin.

 

Robert Ago: Hë djalosh
Bekim Krashi: Çfarë keni bërë , çfarë keni bërë, e keni myt fare, nuk jeni duke lënë gjë me bo. Vetëm në (nuk kuptohet) jeni shumë pak, minus 10. DO t’i nxjerr të gjitha do t’i jap me letër
Robert Ago: Duhet të kem 1000, poshtë 1 mijëshes nuk e pranoj.
Bekim Krashi: Aaaa, ca fol, ke filluar pretendime të mëdhaja.  Ti jap unë, ti jap të dhënat
Robert Ago: O shpirti i vëllait, po ti kujton se ata ishin budall që bënin ashtu si…
Bekim Krashi: Po prandaj donin të bënin rrëmujë ata, e dija atë punë. I thash komisionerëve mos u lodhni fare, janë të humbur (nuk kuptohet)
Robert Ago: O shpirti i vëllait dëgjo, ajo strategjia ime funksionon
Bekim Krashi: E di mo e di, ti e ke deklaruar se komisar politik, hahaha
Robert Ago: E ke Damian Gjiknurin aty
Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon
Robert Ago: Jepja pak
Robert Ago: O shef. Mirëmbrëma
Damian Gjiknuri: Hë mo çfarë bën
Robert Ago: Si je
Damian Gjiknuri: Mirë tull, mirë fare
Robert Ago: S’pate dyshim tek unë
Damian Gjiknuri: Tërmet tërmet, i madh, ik mos fol shumë, hajt ciao të përshëndes.

 

 

Përgjimi 2/ Shefi i policisë-Qefalisë: Së ndërroj PS-në as për 1 milion vjet

 

Xhemal Qefalia: Berti
Robert Aga, Shef i policisë së Dibrës: Po shoku im
Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s;ke pse e përmend më atë
Robert Aga, Shef i policisë së Dibrës: Jo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi
Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet që të justifikojë. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen
Robert Aga: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni
Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitonin ata.
Robert Aga: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi i P, s’ë besonin më.
Robert Aga: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje
Robert Aga: Jo mo thashë ….(nuk dëgjohet)
Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina …u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.
Robert Aga: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak
Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik
Robert Aga: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht…
Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?
Robert Aga: Po, po i përcolla tani, të lumtur
Xhemal Qefalia: Për drekë them unë
Robert Aga: Jo mo hëngrën, s;e di ça bën a hëngën , a koktej
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë
Robert Aga: Mirë shefi
Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëmi “ai” ty, mos ashu gjë nga ato
Robert Aga: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën
Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë
Robert Aga: Mirë vlla, hajde të përshëndes, ciao
Xhemal Qefalia: Ciao

 

Përgjimi 3/ Qefalia, Tahiri e Ulsi Manja përgëzojnë shefin e policisë në Dibër për rezultatin

 

Në përgjimin numer 3 te publikuar kete te merkure nga BILD, dallohet nje bisede ku perfshihen disa personazhe te rendesishem.

Fillimisht shefi i komisariatit ne Diber Robert Ago bisedon ne telefon me Xhemal Qefaline, deputet i PS, pastaj komunikon edhe me Saimir Tahirin dhe Ulsi Manjen te cilet jane ne nje tavoline te gjithe bashke me kryeministrin Rama.

 

Përgjimi 3

 

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Robert Aga: Po.

Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.

Robert Aga: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.

Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?

Robert Aga: Mirë.

Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?

Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…

Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .

Saimir Tahiri: Alo o Berto!

Robert Aga: Mirëmbrëma.

Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.

Robert Aga: Jo të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…

Robert Aga: Unë jam ushtari jot…

Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç’bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.

Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.

Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?

Robert Aga: Po leje o vlla tashi.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.

Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.

 

 

Përgjimi 4/ Gjiknuri-Imer Lalës: Tërmet, tërmet, 1 mijë vota plus

 

Në audio-përgjimin numër 4 te materialeve të reja që dolën nga BILD këtë të mërkurë, është kapur një bisede mes Imer Lalës dhe Damian Gjiknurit, në atë kohë ministër dhe drejtues politik I PS në Dibër.

Gjiknuri dhe Lala I gëzohen fitores spektakolare në Dibër.

 

 

Imer Lala: Hë mor zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Obob, Tërmet i q…nanën.
Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Imer Lala: Ej…

Gjiknuri. Hë…

Imer Lala:  Po më shkruante ai robi.

Gjiknuri: Ehë.

Imer Lala: I thashë unë a po fle gjumë. Jo mor tha s’po më zë gjumi,  jam habit me Selishtën dhe Luzninë . I thashë s’e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!
Imer Lala: Hajde më qafsh, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë ( vota diference).
Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty. (qeshin). Hajde vëlla çiao

Përgjimi 5/Nipi telefonon Imer Lalën: Mund të nxjerrin video të njërit me lekë nëpër duar

 

Elio: Hë mo xhaxha
Imer Lala: Hëmo xhaxha
Elio Lala: A po pushon?
Imer Lala: Po
Elio Lala: Jo, të mora në telefon se thashë të të pyesja për Adrmit Trukin, sepse dje ke fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të nxjerrin një video tjetër me lekë nëpër duar
Imer Lala: ëhë
Elio Lala: Edhe thashë ta pyesja, a vepron policia, ose çfarë bën pas video
Imer Lala: Kur e ke takuar një herë?
Elio Lala: E takova, fola, se ja mora Ejsit numrin.
Imer Lala: Jo mo, s’quhet provë ajo
Elio Lala: Po kshu tha dhe ai, mos e rr*aj k*rin
Imer Lala: Mirë hajd
Elio Lala: Qenke lodhur
Imer Lala: Jam dërrmuar, po më dhemb këtu mo Elio, në fund të shpinës nga krahu i djathtë, kocka.
Elio Lala: Po a pive, ndonjë nga ato, advil? Pi nja dy?
Imer Lala: Do jap prap Fiksio video ë?
Elio Lala: Mund të jetë video tjetër…nuk kuptohet
Imer Lala: Ça ishte ky mamuni?
Elio Lala: Nga Sohdollmi, ishte i infiltruar, ishte i përgatitur. Ta mendosh që sot kanë ardhur ato të Fiksit, e ndoqa deri në qoshe, s’e kapa dot
Imer Lala: Erdhën ato të Fiksit ë?
Elio Lala: Po, erdhën dhe e morën me një Benz të zi

 

 

Përgjimi 6/ Imer Lala i shqetësuar për votat pro Sherefedin Shehut

 

 

Ne nje tjeter material audio te publikuar nga BILD, Imer Lala flet ne telefon me nje te panjohur dhe informohet per menyren sesi po ecin votimet ne Diber ne kohe reale ne zgjedhjet lokale te 2016.

Numri i panjohur i thote Lales se kreu i FRD dhe familjaretg e tij votuan per Sherefedin Shehun dhe kjo e acaron Imer Lalen qe mesa duket kishte pritshmeri te tjera.

 

I PANJOHUR: o shef si t’kam?

IMER LALA: njatjeta

I PANJOHUR: a je mire?

IMER LALA: mire, si je ti?

I PANJOHUR: kryetari i FRD me gjithe njerezit e vet, votuan per Sherefedin Shehun.

IMER LALA: jo, seshte e vertete

I PANJOHUR: po ja kontrollova shef tani, sa ka votuar para 20 minutash.

IMER LALA: mos u tall

I PANJOHUR: po per koke t’gjitheve ku i kam

IMER LALA: o I q..r..

I PANJOHUR: po, ja kontrollova une, skam lene njeri, 5 veta kane qene aty, te 5 kane votuar Sherefedinin.

IMER LALA: edhe cuni I vet ee?

I PANJOHUR: Po

IMER LALA: ja ta marr ne telefon, (ofendon).. kur erdha atje I thashe do shkosh te shtabi , do takosh Remin dhe do I thush ne jemi me kete, e kupton shqipen apo jo? se dhe Hasan Begu me tha, shikoje kete m.. me tha.

I PANJOHUR: po jo mo e verifikova tani, para 20 min ka votuar, hajd  mos e vrit mendjen po ta dish.

 

 

Përgjimi 7/ Qytetari-Imer Lalës: Kishin rraf ca me kapuça të Flamur Nokës

 

Imer Lala: Hë Ardi

Numri 0674088946: Si je ti?

Imer Lala: Mirë si shkove?

Numri 0674088946: O vlla një Basri Veseli e njeh? E Njeh ndonjëcik?

Imer Lala: Si?

Numri 0674088946: Basri Veselin?

Imer Lala: Basri Veselin po…

Numri 0674088946: E takova atë por ska marrë asgjë…

Imer Lala: Ca do të thotë, asgjë?

Numri 0674088946: A I keni cuar ndonjë kafe ( e ka fjalën për para)

Imer Lala: Po i kam mbaruar ato punë…

Numri 0674088946: I ke mbaruar ti, por nuk kanë shkuar atje.

Imer lala: Po lei ato b…q…

Numri 0674088946: O vlla…( nuk kuptohet)

Imer Lala: Rri rehat se në atë zonë ku është ai, gjithcka është në rregull.

Numri 0674088946: Ok, atëherë…

Imer Lala: Ku je ti?

Numri 0674088946: ( Nuk dëgjohet)

Imer Lala: Ca ka ndonjë problem?

Numri 0674088946: Asgjë. E degjove besoj atë muhabetin mbrëmë apo jo?

Imer Lala: Ëhhh

Numri 0674088946:Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?

Imer Lala: Jo! Kush janë ata?

Numri 0674088946:   Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej.

Imer Lala: E po e shof në televizor

Numri 0674088946:  Ishin nja 4 a 5

 

 

Përgjimi 8/ Imer Lala dhe një person flasin për kartat

 

Në përgjimin numer 8 te kesaj te merkure, Imer Lala bisedon ne telefon me nje person te panjohur per kartat.

 

Personi: Vella

IMER LALA:  Ca bone

Personi: Sefki Gjurra, a t’ja jap ato kartat apo mos ja jap?

Imer Lala: Jepja, jepja.

Personi: T’ja jap? Ok.

Imer Lala: Po eshte kunati dhe gruaja e tij, sepse ai nuk eshte vete ketu.

Personi: Mire mo se i gjetem keshtu (nuk merret vesh pastaj)

Imer lala: Qarte, qarte

Personi: t’ja jap karten se ia kam mbajtur un?

Imer Lala: Jepja, jepja

Personi: Kam mbaruar pune me ata une(sipas bild aludohet per pagese) po thashe a t’ja jap karten?

Imer Lala: Jepja.

Personi: Ok, hajd.

 

 

Përgjimi 9/ Imer Lala në bisedë me Gjiknurin: Hajde pime kafe

 

Ne nje tjeter pergjim, Imer Lala, personazh i njohur ne Diber prane PDIU-se, telefon Damian Gjilknurin dhe i kerkon te takohen per te pire kafe ne Peshkopi.

Takimi lihet afer tendave te vendosura nga kandidati i mazhorances ne kete bashki.

 

Imer Lala: A je tu ardh 5 min, a si e ke punen?

Damian Gjiknuri: Ku je? hajde pime naj kafe ketej.

Imer Lala : E pijme kafen vlla por kam mbledh njerezit per monitorimin e tendave.

Damian Gjiknuri: Te kioska, aty jeni?

Imer Lala: Po, mos u vono te lutem.

Damian Gjiknuri: Ok , hajde.

 

 

Përgjimi 10/ Imer Lala: Isha tek babloku i madh, isha me Qifin para

 

Ne pergjimin e pare te serise se radhes te materialeve te publikuara nga BILD, degjohet Imer Lala, personazh i njohur ne Diber i lidhur me PDIU, qe flet me gruan dhe vajzen e tij te cileve iu shpjegon se do te shkoje ne ne nje zyre te madhe per takim por pa saktesuar se ku.

Me pas ne nje telefonate me nje te panjohur Imer Lala, thote pas takimit se ishte ne takim me bablokun e madh dhe se me heret kishte takuar edhe Qifin ( qe supozohet te jete Aqir Rakipi ish deputet i PDIU).

 

 

Imer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhë, a thua jam veshur mirë ?

Gruaja: Mire je

Imer Lala: Ma vendos atë në karikim

Gruaja: E kam karikuar pa merak

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Gruaja: Unë jam këtu tani

Imer Lala: Mirë nga ora 11 e 30 nisu ti.

Gruaja: Në rregull

……………………………………

Vajza: Po ti ku je përvec se u cove nga kafja?

Imer Lala: Në 10 e 30 kam një takim me atë robin

Vajza: Po

Imer Lala:Po i shkojë në zyrë. Sa të dal do të bëjë telefon se jam tek Pogradeci.

………………………

Imer Lala:O zotri po ku jo mo. Ti rashë telefonit.

I panjohur: E kam mbyllur

Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?

I panjohur: Njëherë për një herë, skemi ca bëjmë.

Imer Lala: Isha tek ai babloku i madhë. Tashti dola.  PO qesh me Qifin para.

I panjohuri: Ëhë

Imer Lala: Ti mos e rrujë leshin për asgjë

I panjohuri: Unë ëë?

Imer Lala: Hajde se do flasim. Se do vij atje unë sot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *