Këngëtarja Vesa Luma është shumë e lumtur me jetën e saj. Ajo është shprehur shpesh nëpër intervista se ndjehet shumë e plotësuar, kur ka pranë vetes bashkëshortin, Big Basta, dhe djalin e saj të vogël Lian.

 

 

Kanë kaluar 10 muaj prej që prej kohës kur u bë nënë për herë të parë, ndërsa një falenderim të veçantë për të mirat në jetën e saj, këngëtarja ia drejton edhe Zotit.

 

 

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, me mbishkrimin : “Sot 10 muaj që u bëra njeriu më i lumtur në botë, faleminderit Zot,” –  dhe më vonë po të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe në profilin e saj.

 

 

“Faleminderit Zot prap për një ditë të bukur, të shëndetshme dhe plot pozitivitet”, vijon Vesa Luma në komentin e fotos.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *