Sigurisht që kohët ndryshojnë e bashkë me to ndryshojnë edhe disa norma shoqërore. Më herët gratë kanë qenë të privuara nga shumë të drejta, si e drejta e votës, apo e drejta e abortit ose divorcit. Madje ato kanë qenë të privuara dhe nga disa të drejta, të cilat sot i quajmë më se të zakonshme. Më poshtë ju njohim me disa prej tyre.

1.Ndalohej që gratë të kishin llogari bankare: Gratë amerikane deri në vitin 1974, nuk mund të kishin llogari bankare në emër të tyre. Nëse ajo dëshironte që të kishte një llogari bankare do të duhej të merrte leje nga bashkëshorti, ose një i afërm tjetër, nëse nuk e bënte, do të përballej me një sërë diskriminimesh gjatë procedurave bankare.

2.Nuk mund të ishin gjyqtare: Një grua nuk mund të punonte gjyqtare në asnjë gjykatë, të paktën ky ka qenë realiteti për gratë deri në vitet 60’. Në fakt shteti i fundit që pranoi gratë në sistemin gjyqësor ka qenë Misisipi në vitin 1968.

3.Nuk mund të punonte si avokate: Mund të duket e pabesueshme por deri ne fillim të viteve 70’ një grua nuk mund të mbronte një të pandehur në sallën e gjyqit. Në fakt para kësaj kohe shfaqja e parë e një avokateje grua në sallën e gjyqit daton qysh nga viti 1883, më pas nuk e dimë se çfarë ndodhi.

4.Nuk kishin të drejtë të zgjidhnin mbi mëmësinë: Mes gjërave më të zakonshme të cilat ndaloheshin për gratë kanë qenë dhe pilulat kontraceptive. Pavarësisht se këto pilula janë hedhur në treg që në vitet 60’, shitja e tyre ka qenë e ndaluar edhe për shumë vite të tjera.

5.Leja e lindjes: Mes të drejtave të zakonshme që gratë kanë sot, por gratë më herët as nuk i ëndërronin është edhe leja e lindjes. Para vitit 1978, nuk ekzistonte asnjë ligj që rregullonte situatën në rast lindje. Para se kjo situatë të rregullohej me ligj gratë mund të humbnin punën nëse ngeleshin shtatzënë.

6.Hyrja në ushtri: Ndoshta nuk është diçka e zakonshme, por është një fitore e madhe. Hyrja e grave në ushtri. Gjithmonë ushtria është parë si një fushë shumë mashkullore, e lidhur me luftën dhe me mbrojtjen e atdheut. Mirëpo nga viti 1976, çdo grua do të mund të hynte në ushtri./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *