Subscribe

10 deputete kane firmosur projektin per një president qe zgjidhet me votat e popullit.  Deputetja Mimoza Hafizi ka bere publike se iniciativa e saj dhe e Ben Blushit per ndryshimin e Kushtetutës per mënyrën si zgjidhet kreu i shtetit ka marre mbështetjen deputeteve nga parti te ndryshme, duke nisur nga Arta Dade, tek demokrati Eduard Selami e deri tek Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Agron Duka e Tahir Muhedini. Por Blushit e Hafizit i duhen 28 firma deputetesh qe se pari ta depozitojnë ne kuvend e qe propozimi te behet zyrtar pa llogaritur qe miratimi i ndryshimit kërkon 94 vota e asnjë nga partitë e mëdha nuk ka shprehur interes per ndryshimin e Kushtetutës per Presidentin. Një tjeter ndryshim qe kërkojnë deputetet Blushi e Hafizi eshte ulja e numrit te deputeteve qe mund te kërkojnë qe per Kushtetutën te vendosin qytetaret nëpërmjet referendumit; nga 94 vota sipas tyre, vendimi mund te merret nga 56 deputete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *