Subscribe

Mesazhin e tij për 1 vjetorin e agresionit Rus ndaj Ukrainës, kryeministri Edi Rama e dha nga Hiroshima, qyteti japonez që ende sot pas 78 vitesh vuan pasojat e sulmit të parë me bombë atomike.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja ku jemi këtu sot, 1 vit rezistencë heroike e popullit të Ukrainës nën lidershipin guximtar dhe vullnet hekurt të presidentit Zelensky, me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë për të gjithë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën.

 

Edi Rama i quan një turp të civilizimit, kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore kundër njerëzimit.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla, është vërtetë një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vendosmërinë e secilit që ka respekt për dinjitetin njerëzor, për lirinë, për vlerat e demokracisë, në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje për ta kthyer të shkuarën të dështojë me turp.

 

Në Hiroshima, kryeministri bëri nderime në Memorialin Përkujtimor të Paqes dhe Muzeun Përkujtimor të Paqes, në përkujtim të jetëve të humbura nga sulmi me bombe atomike, në atë kohë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër perandorisë japoneze, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Katër muaj pasi konfliktit, në qershorin e një viti më parë, kryeministri Edi Rama bashkë me homologun malazez Dritan Abazoviç ishin ndër liderët e parë që vizituan Ukrainën e sulmuar. Në konferencën e përbashkët me presidentin Volodymir Zelensky, dy kryeministrat u angazhuan për ri-ndërtimin e një blloku banesash në Irpin, një nga qytetet më të shkatërruara si pasojë e luftës. Përveç kësaj, Shqipëria si ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën dha 1 milionë euro.

 

Në Hiroshima, ku kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij zyrtare në Japoni, u takua edhe me njërin prej shqiptarëve që jeton atje.

 

Është kënaqësi që na erdhe dhe kudo që shkon shqiptarët i takon. 17 vjet këtu, i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që të mos largohen nga Shqipëria. Punoj 18 orë në ditë, Japonia është vend i zhvilluar, por ndihem shumë i vetmuar pa vendin tim dhe do të kthehem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *