Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka mbërritur në Nju Jork ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të 1 vjetorit të agresionit rus mbi Ukrainën.

 

Sot Ministrja Xhaçka do të mbajë fjalë në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe do të takohet me homologë të Italisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Estonisë.

 

Ndërkohë të premten, me ftesë së Ministrit të Jashtëm të Maltës, vend i cili ka presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit, Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë në Keshillin e Sigurimit, krah Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe homologëve të vendeve anëtare të KS.

 

Një vit më parë, Shqipëria luajti një rol aktiv në Keshillin e Sigurimit sa i takon agresionit rus në Ukrainë ndësa u rendit si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për llogaridhënien e Rusisë mbi krimet në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *